Barcelona dhe Bayern Munchen do të përballen ditën e premte në Portugali në kuadër të çerekfinaleve për Ligën e Kampionëve.
Të dyja skuadrat kanë si objektiv t’i shkojnë deri në fund kompeticionit, mirëpo në finalen e parakohshme njëra prej tyre duhet të heqë dorë nga trofeu.
Në pamje të parë, gjermanët duken disi më favoritë duke parë formën e këtij sezoni dhe eliminimin që i bënë Chelseat me shifrat e përgjithshme 7-1.
Por, te katalanasit është Lionel Messi dhe ai mund të përmbysë të gjithë parashikimet.
Së fundmi, pyetjes se si mund të ndalet argjentinasi i është përgjigjur mesfushori Leon Goretzka.
“Si ndalet Messi? Mendoj se kësaj pyetje kanë provuar t’i përgjigjen 100 nga 1000 persona. Mënyra e vetme është të punojmë si skuadër. Të gjithë e njohin talentin e Messit, mund të gjej zgjidhje në situata të ndërlikuara. Duhet të luajmë si skuadër. Nuk e di nëse dikush mund t’ia heq dëshirën për të luajtur, duhet të përgjigjemi si skuadër dhe të bëjmë lojën tonë”, u shpreh Goretzka.