Nga Endri ÇINARI

Elbasani-Vllaznia do jetë një nga çiftet çerekfinale që do jenë përballë në kupën e Shqipërisë. Dueli i parë që do luhet në Elbasan ditën e mërkurë në orën 17:00, shikon përballë dy nga skuadrat protagoniste të këtij edicioni.

Me verdheblutë që kërkojnë “shpëtimin” e edicionit tek trofeu i kupës dhe shkodranët që duan të ecin sa më larg edhe në këtë kompeticion.Elbasani i rikthyer në elitë pas 10 vitesh ka pretendime serioze dhe kërkon një kalim në kompeticonet europiane.

E tashmë rruga e vetme për ekipin e Gvozdenoviç mbetet nga kupa. Por përballjet e këtij ediconi flasin në favor të shkodranëve në kampionat. Kjo pasi ndeshja e parë e luajtur mes dy skuadrave në Elbasan ka përfunduar me rezultatin 0-0.

E ndërsa në fazën e dytë, kuqeblutë kanë triumfuar me rezultatin 1-2. Ku fillimisht do ishin elbasanasit që do kalonin në avantazh me Qaqin. Ku goli i mbrojtësi do përmbysej më pas nga rrjetat e Dodajt dhe Çobes për kuqeblutë.(www.shkodrasport.com)