Këtë të dielë është hedhur shorti i kualifikueseve të Euro 2024 në Gjermani, me kombëtaret pjesëmarrëse që janë njohur më grupet përkatëse dhe kundërshtarët në këtë fazë.

Një nga grupet më interesante është Grupi I, pjesë e së cilit janë Zvicra, Izraeli, Rumania, Kosova, Bjellorusia dhe Andora.

Media zviceriane “Blic” e ka vënë thekson te fakti që Zvicra dhe Kosova janë në të njëjtin grup dhe shkruan se në këto kualifikuese do të shohim “duel vëllazëror”.

Me këtë media zviceriane i referohet faktit që në përfaqësuesen e Zvicrës ka lojtarë me origjinë kosovare siç është kapiteni Granit Xhaka apo Xherdan Shaqiri.

Raundi i parë i kualifikueseve do të zhvillohet nga 23 deri më 25 mars 2023, ndërsa i fundit nga 19 deri më 21 nëntor 2023.

Dhjetë fituesit e grupeve dhe nënkampionët kualifikohen drejtpërdrejt në finalet e EURO 2024 që do zhvillohen nga 14 qershor deri më 14 korrik 2024. Tri bileta të tjera do të jepen në play off-et e marsit 2024, për të cilat skuadrat mund të kualifikohen përmes Nations League.