Nga Endri ÇINARI
Një rikthim i rëndësishëm për Vllazninë në ndeshjen e fundjavës kundër Bylis për kampionat pritet të jetë Klinti Qato. Mesfushori i cili vuan nga një dëmtim që nga ndeshja e kupës kundër Besës në datën 15.01.2025, duket se tashmë është rikuperuar në 100%. Kuçovari pritet të jetë pjesë e skuadrës në duelin e javës së 24-të në kampionat përballë ballshiotëve.
Pavarësisht se për ish-mesfushorin e Laçit duket e pamundur aktivizimi nga minuta e parë, i rëndësishëm është rikthimi i tij me grupin. Ku minutat do merren gradualisht për 27-vjeçarin. I cili me rikthimin e tij shton edhe rivalitetin në mesfushë, një repart i “mbipopulluar” në rradhët e 9 herë kampionëve të vendit, shkruan shkodrasport.com
Qato ka qenë një nga lojtarët që ka bërë impaktin më të madh në rradhët e shkodranëve nga ata futbollistë që u afruan në merkaton e verës.
Ku me shpirtin e tij të garës apo edhe polivalencën e treguar ka qenë shumë i rëndësishëm për ekipin e Brdariç. Madje kuçovari ka gjetur edhe një herë rrjetën këtë edicon, në fitoren 3-1 të Vllaznisë kundër Egnatias në ndeshjen e javës së 4-të.(www.shkodrasport.com)