Shhqipëria do të ndeshet sot në mbrëmje me skuadrën e Skocisë në Gllasgou. Ekipi i drejtuar nga Kristian Panuçi duket se do të hyjë vetëm me një objektiv në fushë. Fitoren!
Këtë e ka shprehur edhe vetë trajneri italian në konferencën për shtyp ditën e djeshme.
Por duket se edhe fokusi i FSHF-së është vetëm te fitorja e kuqezinjve dhe vetë faqja zyrtare e Federatës në “Facebook” ka postuar momente nga stadiumi “Hampden Park” ku dhe vendos si kusht vetëm fitoren.