Kukësi ka vendosur të luajë takimin ndaj Tiranës në “Loro Borici” në Shkodër, pasi alternativa e “Elbasan Arenës” për këtë takim u sfumua sepse të dielën luan Kombëtarja.

Por, sa i shkon Kukësit një ndeshje e luajtur në impiantin “Loro Boriçi” në Shkodër?

Gazeta mëson se presidentit Safet Gjici do t’i duhet të paguajë plot 4 milionë lekë të vjetër për takimin që do zhvillohet ditën e diel. Nëse ndeshja do luhej me drita, atëherë çmimi shkonte në 5 milionë lekë të vjetër.

Por, për këtë takim të çudit fakti se ky çmim që Kukësi do paguajë përfshin vetëm ndeshjen, pa seancë stërvitore një ditë më parë.

Administratorët e stadiumit nuk do lejojnë Kukësin që të kryejë stërvitje një ditë para takimit, pasi në të do luhet dhe ndeshja e Kombëtares së Femrave.