Java e tretë e kategorisë së parë ka dhuruar përballjen Vllaznia B- Kastrioti, e cila do të luhet pasditen e sotme në orën 16.00 në fushën sportive “Reshit Rusi”. Një ndeshje që pritet me interes sepse kuqeblutë e trajnerit Kraja debutojnë në fushën e tyre këtë kampionat por përballë do kenë Kastriotin kryesues.

Vendasit pritet që të luajnë me Vjerdhën në portë ndërsa në mbrojtje mendohet të luajnë Ruqi, Miloti, Balaj dhe Kola. Në mesfushë ndërkohë do jenë Bega, Kushi, Erkoçeviq ndërsa në sulm Hajdari, Dibra dhe Markolaj. Me këtë formacion, pritet që Vllaznia B të kërkojë fitoren ndonëse nuk do të jetë e lehtë ndaj krutanëve.
© shkodrasport.com