E shpërndarë në 3 ditë të ndryshme, sot do të mbyllet java e 19 e Kategorisë Superiore me 3 takimet e fundit të kësaj jave. Në orën 14:00, Luftëtari do të presë në shtëpi ekipin e Kastriotit që në fazë përgatitore ka treguar një nivel mjaft të mirë, gjë që u pasqyrua edhe në Kupë ku arriti t’i shënonte 2 gola Partizanit.

Ky takim, i është besuar Emirion Sinos, që do të ndihmohet nga dyshja Ilir Tartari dhe Edlir Malo. Gjyqtar i katërt do të jetë Laver Alla.

Sakaq, të orën 17:00 do të luhen edhe dy ndeshje të tjera. Tirana e Ardian Memës luan në shtëpi ndaj Kamzës dhe mund të konsiderohet si një takim direkt për mbijetesën duke qenë se të dyja skuadrat po kalojnë momente të vështira. Kjo ndeshje, i është besuar Kridens Metës, i ndihmuar nga Nertil Bregasi dhe Gernat Qirici. Gjyqtar i katër në këtë sfidë, do të jetë Juxhin Xhaja.

Kryendeshja e ditës së sotme mund të konsiderohet ajo që luhet në Durrës mes Teutës dhe Flamurtarit. Dy skuadrat do të synojnë të marrin vetëm fitore, megjithëse Flamurtari vjen i cunguar nga largimet dhe me 1 mijë probleme. Sakaq, sot debuton edhe Bushiç pikërisht ndaj Flamurtarit.

Drejtësia e këtij takimi i është besuar Enea Jorgjit që do të ndihmohet nga Emigers Ganxhi dhe Astrit Mahmuti. I katërti i këtij takimi do të jetë Kreshnik Cjapi. /VipSport/

14:00 Luftëtari-Kastrioti
17:00 Tirana-Kamza
17:00 Teuta-Flamurtari