Sot, Vllaznia do luajë në transfertë ndaj Partizanit në orën 17:00, ndeshje e vlefshme për javën e 34-tët të kampionatit në Superligë.
Sigurisht që sfida e sotme është një ndeshje delikate për vetë objektivat e të dyja klubeve.
Partizani ka ende shpresë për pjesmarrje në Europë nëse sot nuk bën hap fals, ndërsa nga ana tjetër Vllaznia kërkon me çdo kusht fitoren ditën e sotme për tu larguar nga “zona e ftohtë”, gjë e cila nuk do të jetë e lehtë në fushën e blertë, sikurse nuk është as në letra.
Ndër të tjera, sfida e sotme është një përballje ish-shësh. Sukaj, Malota, Tafili dhe zv.trajneri Tafaj kanë luajtur më parë me Partizanin, ndërsa Senad Hyseni dhe Klevis Dalipi janë ish-ët e Vllaznisë.
Mësohet se skuadra shkodrane do të ketë mbështetje masive nga tifozë që jetojnë në kryeqytet, si dhe ata që udhëtojnë për të parë nga afër skuadrën e tyre./newsport/