Nga Endri ÇINARI

Laçi – Vllaznia do luajnë aktin e tretë sezonal mes tyre ditën e shtunë. Ku kurbinasit dhe kuqeblutë do vihen përballë në javën e 27-të të Superiores. Raund që mbyll edhe fazën e tretë të kampionatit. Ku të dy skuadrat do kërkojnë rezultatin pozitiv edhe për vetë objektivat që kanë në këtë sezon.

Dy përballjet e mëparshme të këtij ediconi tregojnë për një barazi me skuadrave. Në fazën e parë, me duelin që luhej për javën e 9-të të kampionatti do ishin bardhezinjtë që triumfonin në shtëpi ndaj Vllaznisë. Ku do ishin fillimisht shkodranët që kalonin në avantazh falë një autogoli të Dajsinanit. Por gjithçka do përmbysej nga kurbinasit falë golave të Papes, Mjakit dhe William, me ndeshjen që mbyllej në shifrat përfundimtare 3-1 në favor të Laçit.

Në duelin e fazës së dytë që luhej në Shkodër, Vllaznia do “hakmerrej” përballë laçianëve. Kuqeblutë do merrnin tre pikët falë fitores 2-1. Fillimisht skuadra e Brdariç do kalonte në avantazh me Dodajn. Goli i të cilit do pasohej nga një “perlë” e Delajt për shkodranët e ndërsa për miqtë në atë duel golin e gjente Bullari, për shifrat finale 2-1.

Një barazi totale mes dy skuadrave deri në këto momente në këtë sezon. Ku të shtunën do shikohet nëse ndonjëri nga ekipet do jetë i aftë të bëjë diferencën. Apo barazpeshq në duelet e këtij edicioni do qëndrojë mes dy ekipeve.(www.shkodrasport.com)