Ne prag te ndeshjes se neserme me Teuten qe konsiderohet shume e rendesishme, tek Vllaznia kane dale para mediave per te folur zevendestrajneri Ervin Berdica dhe basketbollisti amerikan Nick Evans.

Ky i fundit konsiderohet nje nga pikat me te forta te skuadres dhe padyshim qe prej tij pritet shume. Ne fjalen qe ka thene para gazetareve, ka bere nje percaktim shume interesant per tifozerine shkodrane.

“Kam luajtur në disa kampionate dhe kudo ka patur mënyra të ndryshme loje ndërkohë që këtu në Shqipëri, shoh që luhet një basketboll i fortë. Ajo që konstatoj mbi të gjitha unë është se niveli i tifozërisë është më i lartë se niveli i basketbollit që luhet.

Arsyeja pse unë sot jam bashkë me familjen time në Shkodër është pikërisht kjo, të mund Teutën dhe Gogën, dy ekipet më të mira të sezonit të kaluar. Jam i bindur se nesër do të fitojmë ndaj Teutës”.

31 vjeçari amerikan eshte 2.11 m i gjate dhe padyshim qe pritet te jete lideri i ekipit ndonese ne dy takimet e fundit nuk ka shfaqur ate çfare duhet megjithate stafi beson shume tek aftesite e ketij lojtari.
www.shkodrasport.com