Kosova do të luajë kundër Islandës, në ndeshjen e Play-Offit për ngjitje në Ligën B të Nations League. Një gjë e tillë u vendos sot në shortin e mbajtur në selinë e UEFA-s, në Nion.
Të pranishëm në ceremoninë ishin presidenti Agim Ademi, tekniku Franco Foda, zëvendësdrejtori i Përfaqësueses, Samir Ujkani dhe menaxheri i ekipit kombëtar Bajram Shala. Ndeshjet zhvillohen në mars të vitit të ardhshëm.
Ndeshja e parë zhvillohet më 20 mars në “Fadil Vokrri”, ndërsa ajo e kthimit më 23 mars, në Reikjavik (Reykjavik).
Islanda (Iceland) nuk është kundërshtar i panjohur për “Dardanët”, pasi janë përballur dy herë në ciklin kualifikues të Botërorit 2018.