UEFA ka publikuar emrat e arbitrave që do të vendosin drejtësi në sfidën Shqipëri-Andorrë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, që do të luhet në 24 mars në orën 20:45 në “Arenën Kombëtare”.
Një skuadër arbitrash austriakë do të gjykojë sfidën e parë shtëpiake të kuqezinjve në këtë fushatë kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Sebastian Gishamer do të jetë arbitri kryesor i takimit, ndërsa Roland Riedel dhe Santino Schreiner asistentët e tij. Gjyqtar i katërt do të jetë Walter Altmann, ndërsa Manuel Schüttengruber do të jetë në VAR.