Vllaznia mbyll nesër fazën e përgatitjeve në Malin e Zi. Kuqeblutë e Josës duket se kanë marrë të gjithë ngarkesën e nevojshme për të përballuar pjesën e mbetur të sezonit e cila është dhe më deçizivja.
Vllaznia nuk preferon aspak të uli ritmin në prag të sfidës së Superkupës së Shqipërisë ndaj Tiranës që do të zhvillohen në “Air Albania” me datë 7 dhjetor.
Me rikthimin në Shkodër klubi ka konfirmuar menjëherë takimin e radhës miqësorë, që do të zhvillohet me datë 2 dhjetor në ora 14.00 ndaj Veleçikut në “Reshit Rusi”.
Ky do te jete testi i fundit per ekipin shkodran ne prag te finales ndaj Tiranes. Stafi teknik i saj do te provoje edhe njehere te testoje menyren si do ta rreshtoje skuadren ne ndeshjen me bardheblute ku problemi kryesor padyshim qe mbetet mbrojtja per shkak te mungesave qe ka.
Kujtojme qe Vllaznia diten e diele luajti ne Ulqin edhe ndaj skuadres malazaeze FK Zora Shpuza me te cilen fitoi me rezultatin 3-0 fale golave te shenuar nga Marku me 11-metersh, Vulaj dhe Aralica.