Mesditën e sotme I është dhënë lamtumira e fundit legjendës së sportit shkodran dhe atij shqiptar Agim Tafili. Para se të përcillej në banesën e fundit, në nderim të figurës së tij, Bashkia Shkodër dhe klubi Vllaznia kanë organizuar homazhet e rastit teksa një kortezh I madh njerëzish kanë marrë pjesë për t’I dhënë lamtumirën Agimit. Nuk kanë qenë vetëm shkodranë, ka qenë I gjithë komuniteti I çiklizmit shqiptar teksa në Shkodër ishin mbledhur njerëz të këtij sporti nga e gjithë Shqipëria. Kishin mbërritur miq të Agimit edhe nga Greqia sepse ai I kishte lënë vetes vend kudo.

Vargu I njerëzve që hynin  e dilnin në sallën e Prefekturës ku ishte vënë arkivoli me trupin e tij, ka qenë I stërmadh. Në krahun e djathtë, ai ka patur edhe dje ashtu si gjithmonë familjarët e tij, babën Asim, bashkëshorten Atlijen, djalin Alsidin dhe vajzën Desdemonën, vëllezërit Sytkinë, Shkëlqimin e Astritin, motrën e tij dhe familjarë të tjerë. Në krahun e majtë, Agimi edhe dje ka patur kolegët e tij të sportit, Brahim Sykjen, Mehdi Selmanin, Sabaudin Hoxhën, vëllezërit Ferracaku etj. Shumë pra edhe dy biçikleta çiklizmi si për të thënë se ishin pikërisht ato që e bënë aq të dashur për të gjithë njerëzit. Në homazhe kanë marrë pjesë drejtuesit më të lartë të pushtetit lokal, drejtori I sporteve në Ministrinë e Sporteve Vasil Bici, drejtues të FSHÇ-së etj. Pikërisht president I kësaj të fundit Skënder Anxhaku në një prononcim për mediat ka shprehur shqetësimin e tij për neglizhencën që kanë treguar instancat e larta shtetërore për nderimin siç duhet të kësaj figure të madhe të sportit. “Duhej të ishte këtu sot edhe Ministri që ka në varësi sportin, pse jo të mos ishte edhe vetë kryeministri sepse figura të tilla si Agim Tafili janë legjenda të sportit dhe ata duhet ta kenë për detyrë t’I nderojnë këta figura të mëdha”. Pas homazheve, makina me arkivolin e kësaj legjende të madhe, ka marrë rrugën drejt Berdicës, fshtatit të tij të lindjes sepse Agimi vetë ka dashur që trupi I tij të prehet aty ku ka lindur. Ky ishte Tafili I madh që kurrë nuk deshi t’I tregonte kujt se kush ishte. Modest I jashtëzakonshëm, lindi dhe vdiq I tillë. Prandaj dhe ka patur kaq vlera. Një Shkodër e tërë dje ka qarë teksa ka përcjellë në banesën e fundit këtë gjigand të sportit. Premtimi i vetëm që na ka mbetur t’i japim atij është: “S’do të të harrojmë kurrë Agim Tafili”!

www.shkodrasport.com