
Mesditen e se shtunes eshte percjelle per ne banesen e fundit veterani i atletikes shkodrane Ruzhdi Piraniqi, i ndarë nga jeta ditët e fundit në moshën 83 vjeçare. Trupi i tij kishte mbërritur nga Italia një ditë më parë, pikërisht nga vendi ku mbylli sytë për herë të fundit. Në ceremoninë e varrimit merrnin pjesë pjestarë të klubit Vllaznia, veteranë të sportit dhe në veçanti të atletikës, madje kishin mbërritur shumë prej tyre nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë sepse Ruzhdi Piraniqi kishte patur shokë dhe miq kudo. Kanë thënë nga dy fjalë Kajo Myftaraga, veterani i ardhur nga Tirana për të nderuar kolegun e tij në shumë gara ndërkombëtare, si dhe Arben Mlloja, anëtari i kryesisë së Federatës Shqiptare të Atletikës dhe një nga mbështetësit më të mëdhenj të Ruzhdi Piraniqit në të gjitha garat e veteranëve, Isak Bala dhe Esat Zogaj, të tjerë veteranë të këtij sporti. Secili prej tyre ka evidentuar vlerat e Piraniqit dhe natyrisht duke shprehur edhe keqardhjen për ndarjen nga gjiri i tyre.
Atletika shkodrane dhe ajo shqiptare kësisoj sot i kanë dhënë lamtumirën një figure të rëndësishme të saj, njeriut që i ka dhënë asaj shumë tituj kampion, shumë rekorde dhe mbi të gjitha edhe tituj kampion Ballkani dhe rekorde të tij. Ruzhdi Piraniqi kësisoj do mbetet gjatë në historinë e këtij sporti, për vlerat e tij sportive por mbi të gjitha edhe ato njerëzore.
www.shkodrasport.com