Florentino Perez “blindon” Marco Asension. Sulmuesi spanjoll ndryshoi rrjedhën e lojës kundër PSG për Champions, sepse sapo hyri në fushë krijoi dy rastet për gol që i dhanë fitoren 3-1 madrilienë

Duke parë paraqitjet e Asensios, presidenti i Realit deklaroi: “Nëse e dëshiron dikush, vlen 100 milionë euro”.

Lajmi raportohet nga “Mundo Deportivo”. Sulmuesi i talentuar i Real Madrid, sipas po të njëjtës media, në verë refuzoi një ofertë të majme nga Anglia, 150 milionë euro.

Asensio ideohet si e ardhmja e Realit dhe një klub si ai madrilien ka treguar se nuk i lëshon lehtë “xhevahirët” e tij./vipsport.