Florentino Perezit duket se i është sosur durimi me talentet e reja, pasi pa brenda një jave të dalë nga lufta nga të tre kompeticionet që Reali merrte pjesë.
Tre humbje rradhazi brenda në “Santiago Bernabeu”, e bënë Perezin të kuptojë që ka disa gabime në administrimin e skuadrës.
Kështu ai është gati t’i rikthehet taktikës së vjetër që ka ndjekur, të blejë yjet që qarkullojnë në treg. Këtë herë sipas asaj që raporton “Sport”, Perez do të ofrojë 350 milionë euro, për Nejmarin.
Klubi spanjoll do të thyejë klauzolën e parizienvë dhe do të vendosë një tjetër rekord për transferimin më të shtrenjtë në historinë e futbollit.
Gjithashtu Reali ka në plan të joshë brazilianin duke i ofruar një rrogë marramendëse prej 45 milionë euro, pra 9 milionë euro më shumë se sa merr aktualisht.
Nëse do të ndodhte kjo gjë, atëhere do të kemi të bëjmë me një nivel tjetër të futbollit dhe të transferimeve që ndodhin në këtë sport.