Reali i Madridit ka kohë që po kërkon të risjellë një emër të madh në ekip, që pas largimit të Ronaldos. Megjithatë, këtë “ekuacion” të vështirë mund ta zgjidhe Griezman.
Klubi i PSG-së po e kërkon francezin dhe është i gatshëm të paguajë deri në 180 milionë euro për kampionin e botës. Ai do të zëvendësojë Mbape ose Nejmarin.
Një nga këta të fundit pritet të largohet dhe destancioni më i mundshëm shihet Madridi. Nejmar nuk do të shitet më pak se sa është blerë, pra 222 milionë euro.
Nga ana tjetër Perez do të përforcoj ekipin. Gjithë pika kyçe e këtij operacioni e ka emrin Griezman. Ende nuk eshte e sigurte nese ky i fundit do te largohet apo jo nga Atletiko megjithate tek Reali duket se deshirojne mesymjen e fundit per marrjen e tij.