Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka konfirmuar në një takim me aksionarët e klubit se ka tentuar gjithçka për t’i bërë dhuratë trajnerit Zinedine Zidane mesfushorin francez Paul Pogba.
“Ishte zgjedhja jonë e parë, por Manchester United nuk pranoi ta shiste”, sqaron Perez.
Por Pogba nuk ishte “ylli” i vetëm që Perez kërkoi ta transferonte në “Santiago Bernabeu”.
“Kemi tentuar më shumë se një herë të merrnin Robert Lewandowski në Madrid, por nuk ishte e mundur. Mbappe? Është shumë i fortë dhe na pëlqen shumë, por nëse një klub vendos të mos e shesë futbollistin, nuk mund të bëjmë asgjë. Është e qartë se sulmuesi francez na pëlqen dhe do të tentojmë sërish ta marrim”, deklaroi presidenti i madrilenëve.