Ditën e sotme janë zhvilluar ndeshjet e javës së tretë të kampionatit të përfaqësueseve rajonale të moshave U-13, U-15 dhe U-17.
Ekipet e Zonës së Shkodrës i kanë luajtur ndeshjet e tyre në Kamëz dhe përballë kanë patur ekipet respektive të Korçës.
Ashtu si javën e dytë, edhe këtë herë, ekipet shkodrane kanë arritur të njëjtat rezultate.
Ai U-17 ka fituar, U-15 ka humbur ndërsa U-13 është ndarë në barazim. Natyrisht që paraqitjen më të mirë në kampionat janë duke e bërë 17 vjeçarët shkodranë të drejtuar nga trajneri Edi Martini.
Ato sot kanë fituar me rezultatin 2-1 ndaj ekipit të Korçës.
Golat për të janë shënuar nga Tukaj e Dokaj. Kjo ka qenë fitorja e tretë në po kaq ndeshje të luajtura dhe prandaj ai udhëheq renditjen.
Ndërkohë gjërat nuk kanë shkuar mirë për ekipin Shkodra U-15 që drejtohet nga trajneri Astrit Prençi i cili edhe sot është mundur 0-2 nga korçarët.
Ndërkohë Shkodra U-13 që drejtohet nga Elvin Beqiri ka barazuar 1-1 dhe golin për të e ka shënuar Hajdari.
www.shkodrasport.com