Simon Simoni, portieri i Dinamos është padyshim zbulimi i këtij sezoni në Superligë. 17 vjeçari i bluve ka bërë për vete shumë fansa, ndërsa fama e tij ka kapërcyer Adriatikun.

Në Serie A ka interes për të, me klubin e Udineses që do dërgojë në Shqipëri përfaqësues për të ndjekur nga pranë lojtarin. Dinamo luan me Teutën të diel në 16:45 për javën e 30 të Superligës, me “Elbasan Arenën” që do ketë tifozë specialë për Simonin.

Në 13 ndeshje këtë sezon dhe vetëm 17 vjeç, Dinamo duket se ka në gjirin e vetes një thesar. I dalë nga moshat e Shënkollit, lezhjani ka luajtur 2 ndeshje edhe me Shqipërinë U-21.

E ardhmja e tij duket larg Shqiperise dhe padyshim qe kjo do te ishte diçka shume e mire jo vetem per te, por edhe per shume bashkemoshatare te tij per te punuar fort sepse nje dite mund te kene fatin e Simoni.