Home KRYESORE Përfaqësuesja Rajonale Shkodra U-17 shumë pranë titullit, 4 ndeshje- 4 fitore

Përfaqësuesja Rajonale Shkodra U-17 shumë pranë titullit, 4 ndeshje- 4 fitore

0
Përfaqësuesja Rajonale Shkodra U-17 shumë pranë titullit, 4 ndeshje- 4 fitore

Java e katërt e kampionatit të përfaqësueseve rajonale të moshave është zhvilluar pasditen e djeshme dhe të tre ekipet e Zonës së Shkodrës kanë triumfuar ndaj atyre të Fierit.

Spikat në veçanti ekipi i 17 vjeçarëve që drejtohet nga Edi Martini.

Ai ka arritur fitoren e katërt rradhazi në katër ndeshje të luajtura dhe udhëheq renditjen sëbashku me Tiranën.

Për të përcaktuar skuadrën kampione të këtij viti për këtë grupmoshë, duhet pritur ndeshja që do të luhet ditën e premte në stadiumin “Loro Boriçi” e cila është e fundit e këtij kampionati.

Në ndeshjen e parafundit, shkodranët kanë fituar me rezultatin e thellë 5-2 ndaj ekipit të Fierit.

Golat për ta janë shënuar nga Mulliu dy herë, Martinaj po ashtu ka shënuar dy gola dhe të fundit Elbasani.  

Me fitore këtë javë e ka mbyllur edhe Shkodra U-15 që drejtohet nga trajneri Astrit Prençi.

Përballë përfaqësuese rajonale të Fierit, shkodranët kanë triumfuar me rezultatin 2-1 ku golat për ta janë shënuar nga Boshti dhe Maksuti.

Kjo ka qenë fitorja e dytë për këtë ekip që nuk ka pretendime për vendin e parë. Ndërkohë Shkodra U-13 që drejtohet nga trajneri Elvin Beqiri, ka fituar me shifrat 1-0 ndaj Fierit dhe golin e vetëm të ndeshjes e ka shënuar Hajdari në pjesën e dytë.

Duhet thënë se ky ekip në katër ndeshje ka arritur dy fitore dhe dy barazime duke qenë ndër më të mirët e kampionatit.

Ndeshjet e javës së pestë që është edhe e fundit e këtij kampionati që organizohet për herë të dytë nga Federata Shqiptare e Futbollit, do të zhvillohen ditën e premte.

Ekipet e Zonës së Shkodrës do t’i luajnë në stadiumin “Loro Boriçi” ndeshjet e tyre përballë ekipeve të Zonës së Tiranës dhe vëmendja më e madhe sigurisht që do të jetë e përqendruar tek sfida e 17 vjeçarëve që do të përcaktojë edhe ekipin kampion të kësaj grupmoshe.
www.shkodrasport.com