Kur duhet edhe më pak se një javë nga Asambleja e Përgjithshme e Federatës Shqiptare të Futbollit, nga e cila do të zgjidhet edhe kreu i ri i FSHF-së, zv.presidenti i UEFA-s, Grigori Surkis ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Tiranë për të zhvilluar takime me drejtuesit më të lartë të vendit.

Fillimisht eshte takuar me kryeministrin Edi Rama, ai ka mbërritur në zyrat e FSHF-së, ku është pritur nga presidenti Duka.

Më pas do të ketë edhe një takim me presidentin Meta. Qëllimi i vizitës është klima parazgjedhore, në një kohë që është folur për ndërhyrje nga politika. /EDS/