Realdo Fili u largua nga skuadra e Luftëtarit pak javë më parë, e madje ofertat për të nuk kanë munguar si nga skuadrat më të njohura të vendit, ashtu edhe nga jashtë.

Pak ditë më parë, u perfol se lojtari ishte fare prane kalimit tek Vllaznia, me pas u fol se ishte skuadra e Akademia Clincenit që do të bënte të vetin mesfushorin me tipare sulmuese nga Fieri.

Por, nuk është kështu, pasi nga sa bëhet e ditur, Fili është drejt gjetjes së akordit me një tjetër ekip të njohur rumun. Nga sa ka mësuar “VipSport.al”, është skuadra e Botoshanit që është shumë pranë arritjes së akordit me Filin.

Tashmë mbetet vetëm firma nën kontratë, ndërsa në skuadrën e Botoshanit luan edhe Enriko papa edhe ky një ish-lojtar i spikatur në Superiore, ndërsa ka dy sezone që është ndër më të aktivizuar te skuadra e tij, por edhe në kampionatin rumun./vipsport/