Merkatoja e janarit ende nuk eshte hapur zyrtarisht dhe megjithate te Vllaznia kane nisur levizjet. Klubi shkodran ka prezantuar edhe dy blerjet e tij te para, fillimisht mbrojtesin shkodran Serjan Repaj ndersa sot edhe sulmuesin ganez Alfred Mensah. Kuptohet qe te dy keto lojtare presin rihapjen e merkatos (pas vendimit te FIFA-s per t’ia bllokuar ate Vllaznise), por kjo gje me siguri qe do te zgjidhet ne ditet e ardhshme.

E nese deri tani jane bere realitet dy perforcime, ne shtyp nderkohe kane filluar te lakohen edhe emrat e lojtareve qe mund te largohen nga skuadra kuqeblu dhe ketu behet fjale per mbrojtesin kroat Marko Juriç si dhe per sulmuesin Essang Matouti.

Sa i takon te parit, pavaresisht ketyre zerave, ai ka vijuar stervitjen me ekipin dhe kete gje e ka bere edhe gjate dites se sotme teksa shihet bashke me lojtaret e tjere ne fotot e stervitjes te publikuara nga ana e klubit Vllaznia.

Kjo e ben edhe me enigmatike situaten rreth ketij lojtari nese do te largohet apo jo. Juriç nuk ka bindur aq sa duhet ne gjysmen e pare te sezonit dhe perpos kesaj, ka kaluar edhe disa demtime dhe keto mund te jene arsyet qe mund te çojne ne nje largim te tij, por do jene ditet e para te janarit qe do te tregojne me shume nese kjo do te behet realitet apo jo./www.shkodrasport.com/