Problemet që Vllaznia ka hasur në mbrojtje kanë bërë që drejtuesit e klubit të hyjnë në negociata sërish me mbrojtësin Renato Malota.
Lezhjani që ka qenë edhe sezonin e kaluar pjesë e kuqebluve, mësohet se ka rënë dakord që të luajë për ta sërish.
Burime pranë klubit shkodran bëjnë të ditur se futbollisti në fjalë duke filluar nga dita e nesërme do të bashkohet në stërvitje me ekipin shkodran.
Tashmë mbetet për t’u parë forma e tij fizike megjithatë e rëndësishme është që Malota do jetë pjesë e kuqebluve.
Në këtë mënyrë, me marrjen e këtij lojtari duket se zgjidhen problemet në prapavijë dhe tashmë pikësynimi do të jetë gjetja edhe e një sulmuesi cilësor.
© shkodrasport.com