Pavaresisht dy perforcimeve te bera se fundi, Vllaznia e basketbollit te meshkujve ka zhgenjyer dhe mbremjen e sotme eshte mundur dhe ndaj ekipit te Tiranes ne sfiden e luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Bardheblute kane fituar me nje trepikesh te shenuar ne sekondat e fundit te ndeshjes duke vulosur shifrat 83-82.
Takimi eshte shoqeruar me nje rivalitet te madh. Ne 10 minutat e para te tij jane fiksuar shifrat 23-23, ndersa ne te dyten eshte Tirana qe luan disi me mire dhe ajo e fiton kete periode 24-21 duke shkuar ne pushimin e ndeshjes me nje avantazh te vogel prej 3 pikesh.
Miqte vazhdojne te luajne mire edhe ne perioden e trete dhe e thellojne edhe me shume rezultatin duke e fituar 20-13 dhe kjo krijoi pershtypjen se ata do ta fitonin ndeshjen, megjithate kuqeblute e trajnerit Llazani reaguan shume mire ne perioden e fundit. Ata arrijne jo vetem te barazojne rezultatin por 10 minuta para fundit udhehiqnin 82-80 dhe madje ka edhe nje gjuajtje te lire te humbur nga Arnold dhe aksioni i miqve ka sjelle koshin qe do te vendoste fatin e ndeshjes.
Tirana si rrjedhoje arrin te marre nje fitore me shume vlere brenda ne Shkoder ndaj Vllaznsie ne shifrat 83-82, ndersa pozitat e ekipit shkodran rendohen edhe me shume pas kesaj ndeshje.(www.shkodrasport.com)