Ndonese me 4 lojtare te rinj te ardhur ditet e fundit ne perberje, skuadra e Terbunit nuk ia ka dale te marre pike ndaj Ilirise ne nje sfide qe e konsideronte shume te rendesishme. Fushekrujasit kane fituar me rezultatin e paster 3-0 ne sfiden e luajtur pasditen e sotme ne stadiumin e Vores.

Ne rradhet e Terbunit trajneri Bardhi kishte hedhur ne formacion nga minuta e pare edhe futbollistet Çaku, Papaj, Moustapha dhe Konate. Por paraqitja e tere skuadres ka qene per t’u harruar dhe si rrjedhoje nuk ka arritur te beje asgje ndaj kundershtarit shume te motivuar.

Ekipi i udhëhequr nga Dritan Smajli nuk ka falur kundër Tërbunit, ku golat e Stafas 15’, Veriut 35 dhe Santos 52’ kanë vendosur fatet e këtij takimi. Pas këtij triumfi Iliria shkon në kuotën e 27 pikëve në grupin A.

Fushe- krujasit ndodhen vetëm 1 pikë larg Sopotit dhe vetëm 2 pikë larg Luzit kryesues. Ndërkohë nga ana tjetër Tërbuni mbetet në kuotën e 20 pikëve.

Ndersa Terbuni mbetet ne kuoten e 20 pikeve dhe eshte i pozicionuar serish ne vendin e katert te renditjes, duke qene ne njefare menyre brenda objektivit te tij per te siguruar nje vend ne zonen play-off./www.shkodrasport.com/