Thuajse në çdo dalje të tij publike, trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, ka thënë se parësor në merkaton e dimrit është përforcimi i mbrojtjes, që ai e konsideron themelin e skuadrës. Dëmtimi i Pjeshkës u ka prishur shumë punë shkodranëve, të cilët tani po shohin tregun vendas dhe të huaj për të marrë të paktën dy lojtarë me përvojë. Njëri nga këta mund të jetë malazezi Stefan Cicmil, i larguar mes polemikash sezonin që shkoi, kur skuadrën e drejtonte trajneri Cungu.
Cicmil luan aktualisht me Mlladost Podgoricën në kampionatin malazez. Po ashtu, është menduar edhe për qendërmbrojtësin Kukësit, Albi Allën, i cili javët e fundit ka humbur vendin e titullarit te kampionët. Një tjetër lojtar i këtyre të fundit, i kërkuar nga trajneri Gjoka, është Imami, që luan në mesfushë dhe në mbrojtje.
Për momentin janë eltarnativa dhe ditët në vazhdim mund të sjellin zhvillime konkrete në këtë drejtim. Trajneri Gjoka e ka të qartë se çfarë lojtarësh i duhen dhe kërkon të marrë ata që i njeh më mirë./Vipsport/