Festa e pavarësisë përveç Maratonës tashmë të kthyer në tradicionale në Shkodër, do të ketë edhe një tjetër aktivitet që do të zhvillohet. Bëhet fjalë për kupën e hendbollit të emëruar “Pavarësia 2018” dhe në të do të marrin pjesë 4 ekipe, Vllaznia, Elbasani, Cërriku dhe Partizani.
Nga sa bëhet e ditur, kjo kupë nuk do të zhvillohet në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” pasi nuk i përmbush standartet prej 38 m gjatësi sipas rregullores së IHF, por në një ambjentet tjetër që do të përzgjidhet në ditët e ardhshme.
Vllaznia vjen në këtë aktivitet të parë të këtij sezoni me pretendime dhe konkretisht fitimi i këtij trofeu. Për këtë arsye, drejtuesit e tij kanë bërë edhe një përforcim shumë cilësor teksa kanë ofruar në ekipi një lojtar të huaj, pikërisht Mihailo Bulatoviç i cili luan në pozicionin e organizatorit duke e plotësuar mjaft mirë atë në këtë pozicion.
Një përforcim ky i mundësuar nga donatorët Darjen Hasanaj dhe Nikolin Karroca. Bulatoviç bashkë me kapitenin e ekipit Ardit Qiellza dhe lojtarin qendër nga Ulqini Indrit Ramusha, pritet t’i japin tjetër besim skuadrës dhe jo më kot ajo do të tentojë fitimin e kupës “Pavarësia”.
© shkodrasport.com