Nga Endri ÇINARI

Në merkaton e janarit kaloi nga kampionati serb i futbollit në atë malazez. Fjala është për Bojan Zogovic, i cili tashmë po aktivizohet në vendin e tij të lindjes. Ish-portieri i Vllaznisë është pjesë e Arsenal Tivat, ekip i elitës në futbollin e vendit fqinj.

Paraqitjet e 35-vjeçarit dhe eksperienca që ai zotëron duket se po i shërbejnë shumë skuadrës për objektivin e mbijetesës. Në barazimin e fundit që Arsenal Tivat ka arritur ndaj Sutjeskes në shifrat 1-1, Zogoviç ka qenë më i miri në fushë. Pritjet vendimtare të ish-portierit edhe të Novi Pazar kanë bërë që ekipi i tij të marrë 1 pikë të vlefshme.

Madje performanca e Zogoviç është vlerësuar shumë sepse ai ka është në formacionin e javës në Malin e Zi. Duke u renditur kështu ndër më të mirët e raundit. Pas kësaj pike, Arsenal Tivat është në kuotën e 25 të tillave, në vendin e 7-të të renditjes dhe 4 pikë larg zonës së ftohtë të rënies nga kategoria.

Kujtojmë që Zogoviç ka qenë pjesë e Vllaznisë për 3 sezone. Ku u largua në merkaton e verës së shkuar dhe me shkodranët gjatë kësaj periudhe ai arriti të fitonte 2 kupa të republikës. E po ashtu duke lënë një respekt shumë të madh tek tifozeria e zjarrtë shkodrane./SHKODRA-SPORT.COM/