Nga Endri ÇINARI

Kampionati i futbollit në Kategorinë e Parë po zhvillohet shumë interesant këtë sezon. Disa skuadra pretendojnë ngjitjen në Superiore dhe gara duket më e fortë se kurrë. Një nga ekipet që ka ambicie është edhe Apolonia. Fierakët që në javën e fundit morën një barazim 0-0 në transfertë kundër Besës.

Me këtë pikë, bardhë e jeshilët ndodhen në vendin e 4-ët me 26 pikë. 3 më pak se AF Elbasani i vendit të dytë, pozicion që të dërgon në Superiore në mënyrë direkte. Një nga protagonistët e fierakëve këtë sezon është edhe Serjan Repaj. Shkodrani i mbrojtes ka zhvilluar performanca për tu duartrokitur këtë sezon.

Ku e fundit ishte edhe kjo ndaj Besës, ku 23-vjeçari zhvilloi 90 minuta të mira. Madje duke merituar edhe formacionin e javës në Kategorinë e Parë për këtë raund. Repaj ka shkëlqyer jo vetëm në repartin e prapavijës me Apoloninë, por edhe duke gjetur rrjetën këtë sezon. Ku shtatlarti numëron 2 gola deri më tani në kampionat.

Patjetër me paraqitje të tilla, do jenë të shumta skuadrat që do interesohen për shërbimet e tij. Repaj është në sezonin e tij të pestë tek Apolonia, ku pas debutimit me Vllazninë në moshë mjaft të re, ai ka gjetur strehë në qytetin jugor. Ku tashmë duket se në të ardhmen do e presë një ekip akoma më i fortë.