Klinti Qato ishte një nga më të mirët në fushë, në duelin 3-1 që Vllaznia arriti në shtëpi ndaj Egnatias. Mesfushori rrëmbeu skenën me një supergol nga distanca si dhe me asistin e golit të tretë të shënuar nga Balaj. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, Qato deklaroi:

“Dua të falenderoj bordin drejtues, trajnerin dhe gjithë shoket për besimin e dhënë. Shpresoj të vazhdoj me këto ritme.

Realisht jam ndjerë më komod kur kemi Krymin nr 6, në 3 ndeshjet e para na ka munguar, na jep stabilitet. Na jep një qetësi të jashtëzakonshme në qendër të mesfushës.

Edhe në stërvitje kemi punuar me goditjet nga distanca. Pika ime e fortë është goditja nga distanca. Mundohem që kur të dalë i lirë të godas portën.

Dedikimi shkon për kushërirën time, që dje ka pasur ditëlindjen dhe i premtova golin”, u shpreh Qato për “Super Gol”, në RTSH.