Nga Endri ÇINARI

Ballkani vijon me ecurinë shumë pozitive në kampionatin kosovar. Skuadra nga Suhareka ka arritur të dalë fituese edhe ditën e sotme kundër Ferizajt. Me duelin e zhvilluar në shtëpi dhe në kuadër të javës së 7-të të Superligës, portokallinjtë triumfuan me rezultatin e thellë 4-0. Në këtë mënyrë duke vijuar kryesimin e ligës në kuotën e 13 pikëve.

Një nga protagonistët absolutë për kampionët e Kosovës ishte edhe Geralb Smajli. Mbrojtësi shkodran tashmë është shndërruar në një titullar fiks të ekipit. Ku në verë ai u largua nga Vllaznia për ta vijuar karrrierën e tij në kampionatin kosovar. Për tu kthyer tek ndeshja e sotme, Smajli ishte në sinkron totale me performancën e skuadrës.

Numri 2 arriti të dhuronte 2 asiste, duke qenë një nga më të mirët e ndeshjes. Fillimisht ai do asistonte për golin e shifrave 3-0 në minutën e 54-ët të ndeshjes. Ku Giovanni do shënonte në mënyrë spektakolare me një roveshatë brenda zonës. Por nuk do ndalej me kaq mbrojtësi i djathtë. I cili me një krosim mjaft të saktë në minutën e 66-të shërbeu për Adetunji.

Ky i fundit shënoi mjaft bukur me kokë, duke dërguar topin në rrjetë për shifrat përfundimtare 4-0. Një performancë për tu duartrokitur kjo për Smajlin. I cili nga java në javë po tregon vlerat e tij në futbollin kosovar. Madje duke u konfirmuar si një nga më të mirët në kampionat në rolin e tij./www.shkodrasport.com/