Nga Endri ÇINARI
Ishte një nga lëvizjet e bujshme përsa i përket futbollistëve shqiptarë në merkaton e verës. Fjala është për Mario Mitajn, i cilin nga rradhët e Lokomotivës së Moskës u transferua në Arabinë Saudite ku tashmë mban veshur fanellën e Al Ittihad. Skuadër ku aktivizohen edhe emra të mëdhenj të futbollit botëror si: Benzema, Kante apo edhe Fabinho.
Mbrojtësi shkodran pas një përshtatje në javët e para me ekipin dhe kampionatin e ri, tashmë është shndërruar në protagonist. 21-vjeçari tashmë është një titullar fiks i formacioni verdhezi. Ku edhe trajneri Lorent Blanc i ka dhënë besimin e duhur Mitajt. Me ish-kampionin e Botës që është shprehur me superlativa për mëngjërashin.
Edhe në ndeshjen e djeshme të fituar 1-0 ndaj Al Ahli, Mitaj ishte në formacion. Duke u aktivizuar për 90 minuta në krahun e majtë. Në fund ish-futbollisiti i AEK-ut u vlerësua me notën 7.2 nga ekspertët. Një notë e lartë në futboll që tregon edhe për nivelin që Mitaj ka shfaqur kundër një prej skuadrave më të forta në kampionatin e futbollit në Arabinë Saudite.
Përveç rolit të mbrojtësit të majtë, Mitaj është aktivizuar edhe në atë të qendër mbrojtësit dhe mesfushorit qëndror në disq ndeshje. Duke treguar se është një lojtar polivalent dhe tek i cili skuadra mund të bazohet në disa situata./www.shkodrasport.com/