Nga Endri ÇINARI

Andreas Ndoj, mbrojtësi me origjinë shkodrane, por i lindur dhe rritur në Greqi, kaloi në merkaton e janarit nga Olimpiakos në Portugali. 22-vjeçari kaloi nga rradhët e rekordemenëve të futbollit helen në formën e huazimit tek Rio Ave. Skuadër në të cilën do kishte mundësi të luante në vazhdimësi dhe të shfaqte vlerat e tij.

Dhe duket se kjo lëvizje ka rezultuar e suksseshme për futbollistin e kombëtares greke. Kjo pasi jo vetëm që është përshtatur menjëherë në futbollin grek, duke u shndërruar në një titullar të skuadrës luzitane, por duke mahnitur edhe me paraqitjet e tij. Në rolin e mbrojtësit të qendrës, Ndoji është tashmë një lider në rradhët e ekipit të Rio Aves, shkruan shkodrasport.com

Edhe në ndeshjen e fundit ndaj Bragas ku Rio Ave triumfoi në shifat 2-1, Ndoji ishte një nga më të mirët në fushë. Për performancën e tij shkodrani u vlerësua me notën 7.2 e ndërsa po ashtu i vlerësua edhe në mediat sportive në Portugali. Që prej transferimit në janar tek Rio Ave ku tashmë po luan në vazhdimësi, Ndoji ka qenë një ndër mbrojtësit më të spikatur në kampionat.

Ku ka marrë vlerësime shumë pozitive për performancat e tij. Kujtojmë që ai është një futbollisti formuar në rradhët e Olimpiakos në Greqi, ku me bardhekuqtë ka debutuar që në moshën 18-vjeçare e ndërsa tani për herë të parë në karrierën e tij po luan jashtë Greqisë.(www.shkodrasport.com)