Nga Endri ÇINARI

Fundjavën që lamë pas është luajtur edhe java e 7-të e kampionatit në Azerbajxhan. Një nga lojtarët protagonistë në elitën e futbollit azer ka qenë edhe një shkodran. Fjala është për Belajdi Pusin, i cili ishte titullar në fitoren e skuadrës së tij Shamakhi kundër Kapaz.

Sulmuesi 26-vjeçar zhvilloi një ndeshje goxha pozitive. Duke qenë rrezik konstant për kundërshtarët të cilët ishin në panik sa herë sulmuesi ishte në zotërimin e topit. Dhe pavarësisht se nuk shënoi, Pusi dhuroi një asist mjaft të bukur për shokët e skuadrës. Të cilët i shfrytëzuan mjaft mirë topat e dhuruar nga ish-futbollisti edhe i Skënderbeut.

Kjo performancë në ndeshjen e fundit i ka siguruar formacionin e javës Pusit. Ku në raundin e javës së 7-të të kampionatit azer, ai udhëheq i vetëm sulmin e më të mirëve. Patjetër kjo një vlerësim për Pusin, por që vërteton edhe vlerat e sulmuesit që prej më shumë se dy sezonesh është pjesë e futbollit azer.

Pas kësaj fitoreje, Shamakhi ndodhet në vendin e 6-të të renditjes me 11 pikë. Dhe me një ndeshje më shumë për të luajtur, skuadra vjollcë mund të tentojë ti afrohet më shumë zonës europiane që është vetëm 3 pikë larg./www.shkodrasport.com/