U largua nga Laçi, por Shpëtim Duro duket se nuk ka shumë kohë në dispozicon për të pushuar. Trajneri i njohur kryeqytetas thirret në apel përtej kufijve shqiptarë gjeografikisht, por ç’është e vërteta në një skuadër me gjak kuqezi.

Bëhet fjalë për Shkëndijën e Tetovës që pas shkarkimit të Artim Shaqirit, është gati të lidhë një marrëveshje me Duron. Tekniku i njohur e ka drejtuar edhe më parë skuadrën tetovare dhe sipas “Open TV”, në klub do të nisë një erë e re.

Pritet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e Duros, teksa nuk është çudi nëse do ta shohim sërish në krye të ekipit shqiptar. Kujtojmë që 62-vjeçari u shkarkua nga pankina e Laçit për mungesë rezultatesh.

Gjithsesi do te jene ditet ne vijim qe do te percaktojne me shume gjera ne lidhje me kete emerim apo jo. Shkendija e Tetoves eshte ne fazen e ndryshimeve totale pas emerimit te drejtuesve te rinj dhe pikerisht nga kjo mund te perfitoje Shpetim Duro per t’u rikthyer edhe njehere ne krye te kesaj skuadre.