Pak minuta më par ka përfunduar pak minuta më parë ceremonia e shpërndarjes së diplomave të kursit për Drejtor Sportiv të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Në këtë kurs kanë marrë pjesë drejtues të klubeve të ndryshme të Kategorisë Superiore dhe asaj të Parë, që përgjatë kursit kanë mësuar procedurat dhe mënyrën e punës së një Drejtori Sportiv, të cilat janë specifike. Njohuritë e kursit do t’i shërbejnë të sapo diplomuarve në punën e tyre të përditshme.
Siç dihet, nga Shkodra kanë marrë pjesë në këtë kurs dy figura të sportit dhe aktualisht pjesë e KF Vllaznia, pikërisht përgjegjësi teknik i Akademisë Alban Neziri dhe trajneri i ekipi B Ervis Kraja. Tashmë ata përveç liçensave të trajnerit, disponojnë edhe atë të drejtorit sportiv që mund t’u shërbejë në të ardhmen për karrierën e tyre.
© shkodrasport.com