Aventura e Belicës ka marrë fund me Partizanin. Mbrojtësi kishte dhënë kontribut prej pesë vitesh te kryeqytetasit, ndërsa kishte mbërritur koha e lamtumirës.
“Partizani Fan Club” raporton se në ditën e sotme u mbyll takimi mes drejtuesit e klubit dhe lojtarit, teksa në fund vendosën ndëprerjen e bashkëpunimit mes konsensusit dhe pa hatërmbetje.
Klubi kërkoi uljen e rrogës së futbollistit dhe kjo nuk mund të pranohej nga pala tjetër. Marrëdhënia u kris përfundimisht pasi Belica nuk pranoi të merrte përgjegjësi për të ekzekutuar penallti ndaj Saburtalos.
Krisja qe ka patur me stafin teknik, ka bere qe lojtari te mos paraqitet ne stervitje per disa dite dhe tashme duket se ka ardhur divorci perfundimtar me te kuqte. Tashme mbetet per t’u pare nese kjo gje do te zyrtarizohet nga palet.
Nese vertete do te ndodhe keshtu, padyshim qe ofertat per kete lojtar nuk do te mungojne edhe nga ekipet e Superliges sepse Belica ka treguar cilesi gjate periudhes qe eshte aktivizuar me Partizanin