Turneu i Përfaqësueseve Rajonale uli siparin në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa për dy ditë në Tiranë dhe Fier u zhvilluan ndeshjet e grupeve për të gjitha ekipet rajonale të moshave U-12 dhe U-13 u sfiduan në ndeshje direkte. Fituese të turneut u shpallën ekipet përfaqësuese rajonale të Tiranës për të dyja grupmoshat, 2012 dhe 2013.
Finalja e kategorisë 2012 përballi përfaqësuesen rajonale të Tiranës dhe të Shkodrës, duke u mbyllur me fitoren 7-0 në favor të Tiranës, ndërsa në finalen e kategorisë 2013, Tirana fitoi ndaj Korçës me rezultanin 10-2.
Pjesë e turneut të përfaqësueseve rajonale për ekipet e moshave U-12 dhe U-13 ishin të gjitha ekipet rajonale të këtyre grupmoshave nga Fieri, Durrësi, Elbasani, Gjirokastra, Tirana, Korça, Shkodra dhe Lezha.
Turneu u organizua nga FSHF në bashkëpunim të gjitha shoqatat rajonale të futbollit, ndërkohë faza finale e zhvilluar në Shtëpinë e Futbollit u organizua në bashkëpunim të ngushtë me Shoqatën Rajonale të Futbollit Tiranë.
Ky turne ka si synim kryesor evidentimin e elementëve të rinj që luajnë në kampionatet rajonale të organizuara nga FSHF dhe vëzhgimin e mëtejshëm të tyre nga stafi i të gjitha ekipeve kombëtare, për të seleksionuar lojtarët e rinj që mund të jenë potencial i ekipeve kombëtare të moshave në vijim.
Shkodra U13 e drejtuar nga trajneret Haris Dalipi dhe Elis Legata ne ndeshjet ne grup ka fituar 2-0 ndaj Lezhes, barazuar 1-1 ndaj Tiranes dhe fituar 10-0 ndaj Korçes. Ne gjysmefinale eshte ndeshur me ekipin e Zones se Elbasanit dhe ndeshja eshte mbyllur ne barazim 1-1 por me penallti shkodranet kane fituar 4-1 duke siguruar daljen ne finale. Duhet thene se lodhja beri te veten tek futbollistet e vegjel shkodrane dhe si rrjedhoje ne finale nuk treguan asgje nga vlerat e tyre duke u mundur me rezultatin 0-7 nga ekipi i Tiranes.