Pesë ndeshje pa fitore, në pesë javë kampionat.Një fillim jo siç pritej për ballshiotët e teknikut Veljko Dovedan që deri më tani kanë katër pikë (barazim me Laçin e Teutën në Ballsh si dhe në transfertë me Apoloninë e Tiranën). Ballshiotët po vuajnë për të shkuar te goli.

Sezoni nisi me pretendime por duket se në skuadrën e parë gjërat nuk po shkojnë ashtu siç duhet në këtë edicion. Ndryshe mund të thuhet për skuadrën U-21, e megjithatë konkluzioni tashmë është vetëm një, ballshiotët kërkojnë për një sulmues goli.

Nëse repartet e tjera janë harmonizuar dhe grupi është konsoliduar çka është vënë re edhe në javët e fundit dhe takimet me Tiranën dhe Teutën dy ekipe për titull.

Vetë trajneri Dovedan e ka shprehur disa herë se skudra prodhon raste por e ka të vështirë që të shkojë te goli dhe kjo është vënë re qartë sidomos në tri ndeshjet e fundit me Skënderbeun, Tiranën e Teutën ku janë shpëdoruar raste flagrante nga ballahiotët.

Ndaj Teutës u provuan dy sulmues në vijë të parë siAntoni e Laval por nuk mjaftuan sepse të dy shpërdoruan të paktën katër raste për gol. Tashmë vëmendje është përqendruar te sfida e radhës me Vllazninë në kampionat…/Vipsport/