Basketbollisti amerikan Bryquis Perine ka qene nje nder me te miret ne ndeshjen e kaluar ndaj Tiranes duke u shfaqur protagonist me piket e shenuar. Ai ka dale sot para gazetareve per te folur ne lidhje me ndeshjen e neserme ndaj Ibar, ndeshje kjo e vlefshme per Ligen Ballkanike.
Perine ka thene nder te tjera se ekipi duhet te rregulloje diçka ne lojen ne mbrojtje dhe po ashtu te luaje me agresivitet.
“Pikësëpari duhet të japim maksimumin në këtë ndeshje, të luajmë mirë në mbrojtje. Skuadra jonë është shumë e mirë dhe sidomos në sulm luajmë mirë.
Personalisht ndjehem shumë mirë në prag të kësaj ndeshje, më pëlqen energjia që qyteti përcjell tek ne, tifozët janë tepër mbështetës. Në ndeshjen e rradhës duhet të luajmë më shpejt. Sa i këtij kompeticioni, jam i bindur se do të bëjmë mirë. Ka disa skuadra konkurruese nga Bullgaria, Kosova e Mali i Zi, prandaj duhet të luajmë me agresivitet çdo ndeshje dhe besoj se çdo gjë do të shkojë mirë”- ka thene ai.
Nderkohe ne lidhje me pretendimet e Vllaznise ne kampionatin shqiptare, Perine ka shtuar: “Sa i takon kampionatit, sigurisht që aty jemi të fokusuar më shumë sepse ai është qëllimi ynë. Kemi dëshirë ta fitojmë kampionatin, fillimisht për tifozët dhe qytetin e pastaj edhe për ekipin dhe unë besoj se duke qëndruar të fokusuar, kjo mund të ndodhë”