Shqipëria nuk arriti ta mbyllte fushatë kualifikuese për në Europian me një rezultat pozitiv, duke u mundur me shifrat 0-2 nga Franca.
Sakaq, ky rezultat është edhe humbja e parë që në debutimin e kuqezinjve në stadiumin “Air Albania” duke qenë se sot ishte inaugurimi i tij dhe pritej një paraqitje më dinjitoze në fushë.
Sikur të mos mjaftonte vetëm rezultati, gjërat nuk kanë shkuar mirë as për trajnerin Edi Reja. Tekniku italian ishte i qetë në prononcimet për mediat teksa në momentin qe do të dilte në konferencë për shtyp, duket se ka hasur në një problem. Ai kishte dëmtuar krahun e tij dhe ende nuk është bërë e ditur se ccfarë ka ndodhur që ka ccuar në dëmtimin e Rejës.
Sakaq, edhe gazetarëve u është kërkuar që ta lënë shpejt të lirë trajnerin italian sepse kishte pësuar një dëmtim. I dërguari i UEFA-s për mediat, ka kërkuar në konferencë të respektohe trajneri dhe të mos bëhen shumë pyetje. Në këtë mënyre, konferenca e Rejës ka zgjaur vetëm 3 pyetje. /VipSport/