Futbolli italian ka marrë sot një goditje të rëndë duke qenë se Palermo, një nga klubet me më shumë histori në kampionatin italian ka rënë në Serinë C, megjithëse ishte renditur në vendet e para dhe ishte pretendente të ngjitej në Serinë A.
Falsifikimet me dokumentet, kanë detyruar Federatën italiane të marrin këtë vendim për Palermon duke e përjashtuar.Ky përjashtim, ka ndryshuar jo pak situatën në Seria B pasi janë dy skuadra që duhet të bien nga Kategoria dhe dy të tjera të luajnë në “Play Out”.
Me rënien e Palermos automatikisht, do të luhet vetëm një ndeshje dhe është Venecia skuadra e cila ka shpëtuar zyrtarisht dhe sezonin tjetër do të luajë në Serinë B, pa pasur nevojë për ndeshje shtesë.
Fakti që Venecia renditej në vendin e parë të grupit ‘Play Out’, e ka ndihmuar jo pak skuadrën te e cila aktivizohet sulmuesi i talentuar i Kombëtares, Xhakomo Vrioni. Sulmuesi 18-vjeçar i Shqipërisë, ka luajtur disa ndeshje si titullar këtë sezon me Venecian ku ka arritur të gjejë edhe golin. Sakaq, një tjetër skuadër që mund të buzëqeshë nga ky përjashtim është Peskara.
Klubi te e cili aktivizohet Ledian Memushaj kërkon një biletë për në Serinë B dhe tashmë do të luajë direkt në gjysmëfinalen e “Play Off”, pra një ndeshje më pak sesa ishte planifikuar. Peskara shihet si një nga pretendentet për t’u ngjitur në Seria A sezonin e ardhshëm. /VipSport/