Tërbuni u përjashtua nga Kategoria e Parë, për shkak të incidenteve në ndeshjen ndaj Turbinës, ku u godit një nga arbitrat, për shkak të golit të anuluar në minutat e fundit për vendasit.

Në lidhje me këtë, në emisionin “SportZone” në MCN TV, foli gazetari Xhevdet Zekaj. Ky i fundit deklaroi se arbitri u dhunua rëndë në atë ndeshje, ndërsa shtoi se ka ardhur koha për këto dënime të rënda.

“Në Kategorinë e Parë, është rritur shumë lufta. Incidentin në ndeshjen e Tërbunit e pashë që kur ndodhi, me video në telefon. Kemi një dëmtim të rëndë dhe horror, por i paqëllimshëm. Natyrisht ndëshkohet me karton, por veprimin e gjyqtarit, e thashë që atë natë, kartoni i zi për gjyqtarin.

Ndalohet loja, kjo ndodh në të gjithë botën. Vetëm një polic bashkiak ka në stadium, lëre çfarë gënjejnë ata. Polici shteti nuk ka as brenda as jashtë. Gjyqtari në atë ndeshje, është gjuajtur rëndë fare, u gjuajtur në vesh me shkop.

Thanë se donte ta dënonte FSHF. Po të ishte ashtu, do i kishin dënuar që vjet. Ka ardhur koha, që të tilla dënime duhet të ketë.

Flamurtari dhe Egnatia pa tifozë deri në fund, më duken vendime të ekzagjeruara. Përtej kësaj, duhet të bindemi. Nuk duhet të gjendet një padrejtësi me dhunë”.