Tërbuni është skuadra e dytë e përjashtuar në Grupit A të Kategorisë së Parë, pas Shkumbinit.
Ishte ky vendimi i Komisionit të Disiplinës pas dhunës së ushtruar nga drejtuesit pukjanë ndaj lojtarëve dhe drejtuesve të Egnatias në sfidën e zhvilluar këtë fundjavë.
Po cilat janë skuadrat që mund të gëzojnë nga ky përjashtim i Tërbunit? Ato janë 2, bëhet fjalë për Veleçikun dhe Dinamos, të cilat pas këtij vendimi i kanë shpëtuar rënies direkt në Kategorinë e Dytë.
Blutë e kryeqytetit do të përballen në 25 korrik ndaj skuadrës koplikase, ku do t’iu mjaftonte edhe 1 barazim për të siguruar mamtematikisht mbijetesën. Në rast të një disfate ndaj Veleccikut, Dinamo do ta shihte veten në “Play-Out”.