Gjendja shëndetësore e legjendës braziliane Pele është përkeqësuar.

Sipas një gazete argjentinase “Infobae”, situata e tij është kritike, aq sa edhe anëtarët e familjes kanë filluar t’i thonë lamtumirë.

Ai është shtruar që prej 29 nëntorit në spitalin Albert Einstein në Sao Paulo teksa thuhet se kanceri po i përhapet në të gjithë trupin.

Edhe pse 82-vjeçari ndodhet në terapi intensive, pranë tij janë dy vajzat dhe gruaja.