Kroacia e ka mposhtur Argjentinën me rezultatin 3-0 në takimin e dytë të Botërorit të Rusisë, në një takim që kaloi me shumë polemika edhe për vetë paraqitjen e treguar në fushën e lojës.
Autorit i golit të parë që i hapi rrugën triumfit të kroatëve, Rebiç, është shprehur se fillimisht kishte planifikuar t’i kërkonte fanellën Mesit, por ndryshoi mendim pas paraqitjes së bërë nga ana e argjentinasve.
“Sinqerisht kisha planifikuar të merrja fanellën e Mesit më parë. E dëshiroja për një mikun tim, që ishte admirues i madh i Mesit.
Por argjentinasit kanë bërë një përshtypje aq të keqe, aq sa nuk e kam kërkuar më fanellën”, ka thënë Rebiç. vipsport/